Home / Lajme / Kronika e zezë / Një vajzë e re në Dibër ka var veten me litar, vëllai e gjen trupin e pajetë

Një vajzë e re në Dibër ka var veten me litar, vëllai e gjen trupin e pajetë

Një vajzë e re në Dibër i ka dhënë fund jetës në një mënyrë tragjike, duke varur veten me litar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku familjarët kanë gjetur pa shenja jete shtetasen S.N., 25 vjeçe, nga fshati Katund i Ri, në Dibër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se e reja është vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive.

Trupi i pajetë i saj është gjetur nga i vëllai, i cili ka vërë kujën kur ka parë skenën e rëndë, duke lajmëruar prindërit.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Gjithashtu në trupin e viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.

Paraprakisht dyshohet se akti i rëndë është kryer nga S.N., në kushte depresioni.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *