Home / Lajme / Rajon / Njeriu që lidhë vajzën më zinxhir arsyeton veprimin e tij (Video)

Njeriu që lidhë vajzën më zinxhir arsyeton veprimin e tij (Video)

Rrëfimi i vajzës 18 vjeçare nga Gjilani e cila vuan nga probleme mendore dhe pikërisht bazuar në këtë sëmundje të saj pretendon të jetë trafikuar seksualisht nga një gruaje tronditi opinionin pikërisht për shkak se familja e saj e mbanë atë të lidhur me zingjir.

Këtë veprim e ka arsyetuar me faktin se atë shpeshherë e ka zënë nëpër hotele e për këtë e ka lidhur.

“Shpeshherë e kam zënë nëpër hotele, pasi kam dalë në qytet  duke me apelu në popullatë a e keni pa, edhe Policia e kanë gjetur shpeshherë”, ka thënë njerku i saj për Klan Kosova.

E vet vajza ka thënë se e lidhin për këmbë dhe tavoline.

“Më lidhin qetu që mos me dalë”, ka thënë 18 vjeçarja.

E nëna e saj ka dhënë dorëheqje nga ajo, duke thënë “bëni çka të doni me të”.

Ky rast është i njohur edhe për Policinë e rajonit ë Gjilanit. Zëdhënësi i policisë Ismet Hashani i tha Klan Kosovës se janë arrestuar disa persona që kanë keqtrajtuar 18 vjeçares.

Bile disa nga ta janë duke vuajtur dënimin.

“Policia e Kosovës i ka pëcjellur dmth të gjitha raste që ndërlidhen me këta persona dhe të gjitha këto raste janë proceduar në mënyrën e më të mundshme”, ka thënë ai.

Ky rast është i njohur edhe për Komunën e Gjilanit por ata thonë se nuk mund ti ofrojnë ndihmë pasi nuk kanë qendër sociale.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *