Home / Kryesoret / Njoftim me rëndësi për të përmbyturit në rajonin e Tetovës

Njoftim me rëndësi për të përmbyturit në rajonin e Tetovës

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në profilin e saj në Facebook ka shkruar se të gjithë banorët të cilët gjatë vërshimeve të ditë së hënë (05.06.2017) pësuan dëme në tokat bujqësore në rajonin e fshatit Poroj dhe Trebosh, të parashtrojnë kërkesë për vlerësim të dëmeve në të mbjellat dhe tokat e tyre bujqësore.

Përndryshe kërkesat duhet të parashtrohen në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë e cila gjendet në objektin e Komunës së Tetovë, zyra nr.87. Telefon kontakti 044 338 873 dhe 070 409 934.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *