Home / Lajme / Maqedoni / OEMVP dhe Oda Tregtare e Hungarisë në RM nënshkruan memorandum bashkëpunimi

OEMVP dhe Oda Tregtare e Hungarisë në RM nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Oda Tregtare e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi, transmeton Gazeta Express.

“Duke u nisur nga nevoja për zhvillim të veprimtarisë së biznesit në rajonin veri-perëndimorë të Maqedonisë dhe nevojës për bashkëpunim tregtar, me anë të këtij bashkëpunimi do të vendosen format e koordinimit dhe dialogut efektiv në kryerjen e aktiviteteve ekonomike të subjekteve afariste në Maqedoninë Veri-Perëndimore”, kumtuan sot nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore .

Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit me Odën Tregtare të Hungarisë, kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha ka theksuar edhe paraqitjen e përbashkët në projektet e ndryshme ndërkombëtare  në bashkëpunim me ndërmarrjet nga vendi jonë.

Nënkryetarja e Grupacionit të Grave Afariste, Merita Ramadani Alimi tha që beson në këtë nismë dhe se shpreson që shumë shpejt do të kenë mundësi të ndajnë rezultatet që do të rrjedhin nga ky bashkëpunim dhe së bashku të festojnë shumë suksese të reja.

Gjithashtu, shtoi se bashkërisht do të angazhohen në zbatim të reformave në procesin e aktiviteteve afariste dhe inovacionin tek anëtarët e OEMVP-së, si dhe sigurim të logjistikës së plotë në procesin e implementimit të teknologjive të reja në kuadër të procesit prodhues.

Në kuadër të kësaj marrëveshje do të realizohen aktivitete drejt promovimit të kompanive nga fusha e bujqësisë, industrisë farmaceutike, shërbimet komunale, mbrojtjen e mjedisit jetësor, industrisë ushqimore dhe veprimtari të tjera para përfaqësuesve të shoqërive tregtare nga Republika e Hungarisë.

Planifikohet edhe prezantim i përbashkët në panaire dhe realizim të kontakteve me bizneset dhe partnerët afaristë nga Hungaria për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Nënshkruesit konsiderojnë se ky memorandum është hapi i parë i zhvillimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve në fushën e ekonomisë dhe se ky do t’i mundësojë bizneseve të Maqedonisë dhe Hungarisë që të shtojnë aktivitetet afariste dhe të zgjerojnë tregjet e tyre.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *