Home / Kryesoret / Organizata Sinqeriteti shtroi iftar për banorët e Zhelinës – (VIDEO)

Organizata Sinqeriteti shtroi iftar për banorët e Zhelinës – (VIDEO)

Organizata Humanitare “Sinqeriteti” në bashkëpunim me ndërmarrjen Golec Trans me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, mbrëmë ka organizuar një iftar të përbashkët për banorët e fshatit Zhelinë që është shtruar në qendër të këtij fshati, ku përveç anëtarëve të organizatës humanitare “Sinqeriteti” pjesëmarrës kanë qenë si mysafir edhe bashkëpunëtorë, afarist, hoxhallarë, aktivist të ndryshëm si dhe përfaqësues të mediumeve, njofton Televizioni Koha.

 

 

Me këtë rast iftari është pasuruar edhe me një program fetarë ku mes tjerash janë kënduar ilahije, kaside dhe leximi i Kuranit nga hoxhallarët e këtij fshati.

“Me shpresë që ky iftar të jetë iftari i bashkimit, unifikimit, solidaritetit dhe sinkroni i parë që do të vazhdojë me sinkronizimin e viteve që do të vijn”, theksuan nga kjo shoqatë duke synuar që në të ardhmen ky aktivitet kaq human të shëndrohet në një traditë dhe të kultivohet edhe nga brezat që do të vijnë. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *