Home / Showbiz / “Oscar”-ët e modës

“Oscar”-ët e modës

Personazhet më të rëndësishme të botës së modës, bashkë me shumë yje të “Hollywood”-it, ishin të pranishëm në mbrëmjen gala të “CFDA Fashion Awards 2017”, të zhvilluar në Manhattan.

Ngjarja, e konsideruar gjerësisht si ceremonia e “Oscar”-ëve të modës, nderon dizajnerët e vjetër e ata të rinj. Në mesin e të nominuarve ishte Raf Simons për “Calvin Klein”, Mary-Kate dhe Ashley Olsen për linjën e tyre të veshjeve “The Row”, si dhe Marc Jacobs.

Një vlerësim i veçantë iu bë artistes së “make up”-it, Pat McGarth, e cila mori çmimin e themelueses, ndërsa dizajneri Kenneth Cole rrëmbeu çmimin “Swarowski”, akorduar për ndryshimin pozitiv.

“Njerëzit thonë se, shumë nga ajo që t’i bën lidhet me politikën. Unë them se ajo që ne bëjmë është shoqërore dhe njerëzore. Mendoj se mund të kemi impakt pozitiv në jetët e njerëzve dhe këtë po përpiqemi të bëjmë”, tha Kenneth Cole, dizajner.

Të pranishme në ceremoni ishin edhe mjaft adhuruese të modës, si Nicole Kidman, Kerry Washington e Heidi Klum. Klum, Haley Baldëin dhe Gigi Hadid kanë preferuar të bardhën, ndërsa e motra e modeles, Bella shkëlqeu me fustanin e shkurtër rozë të fortë.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *