Home / Lajme / Maqedoni / Osmani takohet me Zhbogar: Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik

Osmani takohet me Zhbogar: Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takimin e parë zyrtar pas emërimit të tij, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Në takim është biseduar për prioritetet për të cilat do të punojë qeveria e re në periudhën e ardhshme, në kuadër të aktiviteteve dedikuar integrimit në BE.

 

“Jemi të ballafaquar me sfida të mëdha për të kompensuar kohën e humbur për shkak të krizës së zgjatur politike, dhe kthimin e vendit në rrugën drejt integrimit në BE. Shpresojmë se do ta arrijmë këtë në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë faktorët relevant në vend, me mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë, dhe në veçanti në partneritet me Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së”, ka thënë Osmani në takim.

Në fund të takimit, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Zhbogar u dakorduan se duhet të punohet intenzivisht në reformat, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë dhe Parlamentit në periudhën e ardhshme, me qëllim që të zbatohen reformat e nevojshme për të siguruar kushte, në nivel nacional dhe ndërkombëtar, për qasjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *