Home / Kryesoret / Panairi i punësimi në Tetovë – (VIDEO)

Panairi i punësimi në Tetovë – (VIDEO)

Në Tetovë është mbajtur panairi i punësimit që organizohet nga  Agjencioni  për Punësime në republikën e Maqedonisë.

Në këtë panair kanë marrë pjesë edhe shumë kompani  të njohura tetovare dhe institucione nga qyteti i Tetovës.

Me këtë rast zëvendrejtori i Agjencionit për Punësime tha se në këto panaire qytetarët kanë mundësi të mirë që të gjejnë punë, ndërkohë që edhe kompanitë që gjejnë puntorë.

“Kemi filluar që më 18 maj në Shkup, vazhduamë në disa qytete tjera, sot jemi në Tetovë  dhe shpresoj se personat e papunë do të mund të gjejnë punë”, tha Arben Ziberi, zëvendësdrejtor i agjencionit për punësime, transmeton Televizioni Koha.

Pjesë e këtij panairi kanë  qenë dhe shumë kompani të mëdha ku edhe qytetarët mund të gjejnë punë.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që në Tetovë që mbahet panairi i punësimit. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Gjenden eshtra njeriu në një shpellë në Gostivar – (VIDEO)

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë, në afërsi të fshatit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *