Home / Lajme / Botë / Parlamenti Evropian ia heq imunitetin Marine Le Penit

Parlamenti Evropian ia heq imunitetin Marine Le Penit

Parlamenti Evropian i hoqi sot imunitetin lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, humbëse në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale nga centristi Emmmanuel Macron, me anë të një kërkese të gjykatës franceze për një aferë për shpifje.

Duke miratuar heqjen e imunitetit, deputetët evropianë vlerësuan se nuk kishte asnjë arsye për të hedhur dyshime se kjo procedurë e gjykatës franceze motivohej si një akt i qëllimshëm për të dëmtuar veprimtarinë parlamentare apo politike të Marine Le Pen.

Le Pen, drejtuesja e Frontit Kombëtar akuzohet për shpifje nga një kryebashkiak i së djathtës i Nisës (Juglindje) Christian Estrosi.

Ajo ishte shprehur në majin e 2015 se ai financonte Unionin e Organizatave Islamike të Francës (UOIF, aktualisht e emërtuar Myslimanët e Francës) ku bëjnë pjesë 250 shoqata, përcjell Atsh.

Pyetjes së një gazetari “Estrosi, bashkëpunëtor i xhihadistëve?”, Le Pen iu përgjigj se ”përderisa ndihmon fondamentalizmin islamik për t’u përhapur, të ketë një seli të vetën apo për të rekrutuar, në një farë mënyre moralisht po, është pak bashkëpunëtor

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *