Home / Lajme / Rajon / Partia Socialiste, fitore historike – (VIDEO)

Partia Socialiste, fitore historike – (VIDEO)

Kryeministri shqiptar Edi Rama duket se ka siguruar shumicën e nevojshme që si parti e vetme të formojë Qeverinë e re shqiptare. Nga mbi 58 për qind e kutive të numëruara rezulton që PS-ja e Ramës të ketë marrë 75 mandate, PD-ja e Bashës 42 mandate, LSI-ja e Ilir Metës 18 mandate dhe PDIU-ja 4 mandate.

 

 

“Partia Socialiste, për mendimin tim do të qeverisë e vetme nga pikëpamja e ekzekutivit. Kurse nga pikëpamja e bërjes së reformave, pa diskutim do të ketë një marrëveshje shumë më të gjerë se kjo. Diskutimi, apo dialogu që është hapur midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, po kjo nuk është përjashtuese për tjerët ka vënë në tavolinën e bisedimeve për situatën pas-zgjedhore një varg reforma, më e rëndësishmja është reforma kushtetuese, vazhdimi i reformës në drejtësi dhe sigurisht elemente të natyrave që kanë të bëjnë me reformën administrative- tha Pandeli Majko nga Partia Socialiste, transmeton Televizioni Koha.

Delegacioni i OSBE/ ODIHR publikuan raportin e hartuar nga gjetjet e mbi 300 vëzhguesve ndërkombëtarë. Disa nga gjetjet ishin vonesa dhe parregullsi kyçe, ndërhyrje nga aktivistë partiakë të autorizuar, procedura e numërimit nuk u respektua gjithmonë, zgjedhjet u zhvilluan në kontekstin e elementëve të ndryshëm zgjedhor dhe një besimi të ulët elektoral, transparenca jo gjithnjë e garantuar

“Ka ardhur koha që Shqipëria të bëjë një lëvizje serioze dhe domethënëse drejt normalitetit. U zhgënjeva pak pasi prisja që këto zgjedhje ishin më të mira, por janë njësoj si zgjedhjet e mëparshme, të mira mjaftueshëm për të pasur stabilitetin e mjaftueshëm në këtë vend për të krye detyrën- deklaroiRobert Batelli, Koordinatori i misionit të OSBE-së, përcjellë Televizioni Koha.

Eduard Kukan në emër të delegacionit 7 anëtarësh të BE-së, mbështeti raportin e OSBE-ODIHR-it dhe kërkoi nga të gjitha partitë politike ta pranojnë rezultatin dhe të marrin pjesë në Parlament.Të gjitha rekomandimet e OSBE-së duhet të plotësohen në kohën e duhur, para se të ketë zgjedhje të tjera. Të gjithë dëshirojmë që rezultatet të njihen nga të gjitha partitë politike, që është kyçe për çdo proces politik-deklaroi euro-deputeti  Eduard Kukan. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *