Home / Lajme / Maqedoni / Partitë shqiptare në Maqedoni pësojnë debakëll, LSDM tinzare

Partitë shqiptare në Maqedoni pësojnë debakëll, LSDM tinzare

Dështimi i partive shqiptare në Qeveri për të marrë njërën nga dy institucionet kyçe në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dëshmon se partitë politike shqiptare asnjëherë nuk kanë analizuar mirë se cilat janë institucionet me rëndësi në të cilat nuk duhet të lëshojnë pe. Kështu vlerëson eksperti për siguri, Bashkim Selmani, duke komentuar vendimin e  mbrëmshëm të Qeverisë që edhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim por dhe Byroja për Siguri Publike të udhëhiqen nga kuadro maqedonas. Profesori Selmani nënvizon se kjo shihet si tolerancë e shqiptarëve për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi, sepse këto janë dy sektor të shtetit prej të cilëve shqiptarët kanë parë dëmet historikisht.

“I bën jofunksional shqiptarët nëpër institucione të tilla dhe shumë pak kanë informata të sakta. Ose ja për shembull po ti kishim njërin nga këto drejtori, ju garantoj se nuk do të ndodhte as rasti i Kumanovës as edhe raste të tjera. Kjo për ne shqiptarët është një zemëri, për arsye se ne kemi shumë kuadro dhe fakultete të cilat po ashtu janë të përgatitur dhe me shumë korrektësi mund ta kryjnë një punë”,  deklaroi Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë.

Gazetari Naim Sinani vlerëson se pas kësaj, përsëri nuk është e garantuar siguria e qytetarëve shqiptarë, por edhe e vetë funksionarëve shqiptar, duke marrë si shembull edhe rastet më të fundit që ndodhën në vendin tonë.

“U pa më 27 prill se çka do të thotë kur merr pozicione fiktive pa pasur përcjellje në prapavi, sidomos kur nuk e ke njërën nga këto dy drejtori, të paktën në kontroll, që të keshë siguri, përveç sigurisë së personave publik edhe vetë siguria e atij që qëndron në institucione, sepse çfarë sigurie mund të ketë një zëvendësministër në rastin konkret, nëse asnjëra nga këto drejtësi nuk është e gatshme për bashkëpunim me të, që nënkupton se në situata të ngjashme siç ishte 27 prilli, parë pozicioni i një shqiptari atje do të jetë i margjinalizuar”, deklaroi Naim Sinani, gazetar.

Gazetari Sinani nënvizon se nëse në këtë formë vazhdon ndarja e posteve tjera, atëherë nuk ia vlen barra qiranë që shqiptarët të kenë vetëm pozicione sapër të pasur numra, por u duhen të jenë të përfaqësuar në institucione kyçe dhe me peshë. Mefail Ismaili /SHENJA/

Gjithashtu lexo

Grubi: Ligji për gjuhën shqipe së shpejti në Kuvend

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka paralajmëruar se së shpejti do të miratohet Ligji për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *