Home / Kryesoret / Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim të pastrimit të shtratit të lumit, të cilat i kryen drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim po vazhdojnë ende, kjo ka bërë që tani në muajt e verës kur kemi të bëjm edhe me rritjen e temperaturave të ngrihet shumë pluhur në ajër gjatë bartjes së materialit të vërshimeve nga shtrati i lumit, kjo gjë ka revoltuar banorët e fshatit Xhepçisht për shkak se makineria e rëndë e drejtorisë për mbrotje dhe shpëtim që bart materialin e vërshimeve nga shtrati i lumit të Porojit kalon nëpër fshatin Xhepçisht dhe krijon një pluhur shumë të madh në komunikacion që përsfshin një pjesë shumë të madhe të fshatit Xhepçisht, përcjellë Televizioni Koha.

 

 

Në ndërkohë, banorët janë ankuar se pas vërshimeve është krijuar një situatë mjaft e vështirë sepse gjithnjë është duke i ngritur pluhur imadh gjatë qarkullimit të automjeteve.

“Pas asaj katastrofe natyrore që ndodhi, tash ndodh një katastrofë tjetër  është duke ndodhur duke u munduar që të eleminojnë pasojat.shqetësimi ynë është se nga ata që transportojnë materialet  ndërtimore sepse krijohet një pluhur i madh në fshatin Xhepçisht gjegjësisht për në rrugën Xhepçisht-Trebosh dhe Xhepçisht Jazhincë. Ne kemi frikë se mund të përhapen edhe sëmundje por edhe bizneset janë të dëmtuara shumë në këtë periudhë.Poashtu ne kemi edhe dyshime se punët janë duke u kryer me intensitet të  vogël, sepse janë duke sëtrzgjatur shumë”, tha Rexhep Bilalli, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Xhepçisht, transmeton Televizioni Koha.

Ai më tej apelon deri tek drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim që po kryen punimet në shtratin e lumit të fshatit Poroj që të mos ngarkojnë shumë material në kamionët e tyre për shkak se gjatë transportit një pjesë bie gjatë rrugës, dhe pas përfundimit të punimeve të pastrojnë mirë rrugën me qëllim që të mos shtresohet balta në rrugë dhe në vazhdimësi të krijoj pluhur.

Ndërkaq, nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë  theksuan se ata pastrojnë aq sa mundin rrugën ku kalojnë me dhjetëra herë kamionët që transportojnë mbetjet nga vërshimet në Lumin e Porojit.

“Ne jemi me makinerinë tonë por edhe njësia e zjarrfikësve pastrojmë me uj, spërkaisim por kemi paarsyhs se aty kalojnë shumë makineri, edhe është e pamundshme që të bëjnë pastrim 24 orësh në atë vend. Përderisa vazhdojnë punët pluhur do të ketë gjithnjë deri në atë kohë kur do të pastrohen tërësisht mbetjet” tha Xhelal Ceka drejtor i ndërmarrjes Publike komunale Puiblike Tetova-Tetovë, përcjellë Televizioni Koha.

Nga ana tjetër në fshatin Poroj ende vazhdojnë punët për sanimin e kësaj situate të krijuar para dy jave. Kurse  poashtu ende nuk ka filluar ndërtimi i njërës nga dy urat në fshatin Poroj. Përderisa njëra urë u shkatërruar totalisht, tjetra që ndodhet në pjesën e lartë të fshatit duhet të rikostruohet sepse edhe ajo ka pësuar dëmtime. Deri më tash është ndërtuar një urë për këmbësor pasi që një pjesë bukur e madhe  banorëve të fshatit për të udhëtuar deri në qendër të fshatit do të duhet të bëjnë shumë rrugë, për shkak të dëmtimit të tërësishëm të urës.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, thotë se ndërtimi i urave është pjesë e planit më të madh aksional.

“Ka qenë një urë që ëshë ndërtuar më e thjeshtë sepse çdo herë kur ka patur vërshime e njejta është dëmtuar. Kjo na ka bërë që ne duhet të mendojmë për një projekt me impakt më afatgjatë. Kjo është arsyeja se pse ne jemi duke bërë project që ajo pjesë të jetë në planin aksional për vërhsimet për sa i përket të gjitha rrjedhave të lumenjëve, për ta trahjtuar me qëlim që të ketë sa më pak dëme. Ne kemi bërë një kalim vetëm ëpr këmbësorët, sepcialistët e armatës kanë qënduar aty dhe kanë bërë vlerësimet e tyre, presim që të zvogëlohet intensiteti i ujit që të mund të punojnë ëpër ta rikthyer atë urë në gjendjen e mëparshme”, tha Arifi, përcjellë Televizioni Koha.

 

 

Sipas njoftimeve të deritanishme nga Qendra për Menazhim me kriza për të pastruar tërësisht mbetjet, duhet një muaj. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *