Home / Lajme / Rajon / Për Bajram turqit konsumuan 4.000 tonë bakllava – (VIDOE)

Për Bajram turqit konsumuan 4.000 tonë bakllava – (VIDOE)

Me rastin e festës së Bajramit, prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi, që normalisht arrin sasinë 1 000 tonë, u rrit në 4 000 tonë.Tregjet e Turqisë u mbushën me lloje të ndryshme bakllavaje me rastin e Bajramit.Mehmet Yildirim, kryetar i Shoqatës Turke të Prodhuesve të Bakllavasë dhe Ëmbëlsirave tha se puna në këtë sektor shtohet me afrimin e Bajramit.

 

 

“Prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi është mesatarisht 1 000 tonë, prej të cilit vetëm në Stamboll prodhohen dhe konsumohen 200-220 tonë, ndërsa kjo shifër rritet 80 për qind në muajin e Ramazanit”, theksoi Yildirim.

Ai theksoi se bakllavaja është pjesë e rëndësishme e kulturës dhe kuzhinës turke dhe pjesë e pandarë e Ramazanit dhe Bajramit.

“Ne parashikojmë se vetëm gjatë festës së Bajramit sasia e konsumuar e bakllavasë do të rritet për tre deri në katërfish. Ndërkaq, për sa i përket Stambollit, presim që brenda ditës të konsumohen 1 000 tonë bakllava”, tha Yildirim.

Yildirim tha se konsumatorët blejnë bakllava në sasi të mëdha duke filluar një ditë para Bajramit. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *