Home / Lajme / Maqedoni / Për punëtorët e “Jugohromit” , Zoran Zaevi është shpresa e vetme (Dokument)

Për punëtorët e “Jugohromit” , Zoran Zaevi është shpresa e vetme (Dokument)

Sindikata e Jugohromit kërkon takim me kryeministrin Zoran Zaev, për t’i shpalosur problemet dhe kërkesat e tyre. Nga kryeministri Zaev, sindikata e Jugohromit kërkon që sa më parë të rifilloj me punë kombinati metalurgjik Jugohrom,

Përveç Zaevit, ftesë për takim mori edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Në letrën e lëshuar Ahmetit, sindikata kërkon ndihmën e subjektit të BDI-së për rikthimin në punë të 700 punëtorëve. Theks të veçantë i vendoset faktit që ministri i mjedisit është një nga kuadrot e BDI-së, duke kërkuar ndihmë për rihapjen e kombinatit metalurgjik Jugohrom.

Këtë e bëri të ditur vet krye sindikalisti Bajram Amiti i cili në mëngjesin e sotëm i publikoi ftesat e dërguara kryeministrit Zoran Zaev dhe partnerit të tij të koalicionit Ali Ahmetit.

Ndërkaq Jugohrom u mbyll më 1 nëntor të vitit të kaluar, pas vendimit të Inspektoratit Shtetërorë të Mjedisit për mos vazhdimin me punë, pasi që u konstatua se kombinati metalurgjik nuk i përmbush standardet ekologjike për të vazhduar me punë. Jugohrom tanimë ka filluar ndërtimin e stacionit filtrues, me të cilin mendohet se do të përmbushen kushtet për rifillim me punë, por stacioni është ende në fazën fillestare të ndërtimit.
Edhe pse sindikata dhe menaxhmenti i Jugohromit kërkojnë rihapjen e kombinatit deri në ndërtimin e stacionit filtrues, ish-ministri i mjedisit Bashkim Ameti, vazhdimisht ka insistuar se pa vendosjen e filtrave, vazhdimi i punës është i pamundur.

Sipas rezultateve të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësorë, pas mbylljes së Jugohromit, ndotja e ajrit në Tetovë dhe rrethinë është dukshëm e reduktuar. Po problemi qëndron te 700 punëtorët që mbetën pa punë pas mbylljes së Jugohromit, të cilët shpesh herë pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur në formë proteste.

TEMAT:

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *