Home / Lajme / Maqedoni / Për Zvërlevskin vendoset të martën – (VIDEO)

Për Zvërlevskin vendoset të martën – (VIDEO)

Këshilli i Prokurorëve Publik ka pranuar propozimin e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski dhe në lidhje me atë pritet të vendosë gjatë javës së ardhshme. Qeveria në mbledhjen e fundit propozoi shkarkimin e Zvërlveskit i cili sipas kryeministrit Zoran Zaev ka ndikuar në shkatërrimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, transmeton Televizioni Koha.

Megjithatë vetë kreu i Këshillit të Prokurorëve Publik Petar Anevsk një ditë më parëtha se Zvërlevski është perfekt dhe se puna e tij është profesionale. Zvërlevski deri më tani nuk u është përgjigjur thirrjeve për dorëheqje. Në rast të shkarkimit të Zvërlevskit, ai do të zëvendësohet nga ish zëvendësministri i Brendshëm Xhelal Bajrami. Procedura për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri kalon përmes shpalljes së konkursit nga Kuvendi, me propozim të Qeverisë.

Ndërkohë një organizim i quajtur drejtësi për të gjithë!”, me këtë moto, mbi 200 qytetarë deri tani e kanë nënshkruar peticionin online për emërimin e prokurores speciale të PSP-së, Fatime Fetain për prokurore publike republikane, transmeton Televizioni Koha.

Megjithatë, për fat të keq, për simpatizantët e prokurores Fetai, ajo nuk i plotëson kushtet ligjore që të zgjidhet për prokuror shtetëror publik sepse sipas ligjit të prokurorëve publik, kandidati duhet të ketë më së paku tetë vite përvojë në sistemin gjyqësor, ndërsa Fetai si prokurore punon jo më shumë se pesë vite. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *