Home / Lajme / Kronika e zezë / Përgjaket Bajrami në Pakistan, shkon në 85 numri i viktimave nga sulmet terroriste

Përgjaket Bajrami në Pakistan, shkon në 85 numri i viktimave nga sulmet terroriste

Bilanci i viktimave të tre sulmeve me bomba në Pakistan është rritur në 85, ku 67 prej tyre persona janë vrarë nga dy sulme të lidhura në një treg dhe shumë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, thanë sot zyrtarët pakistanezë.

Grupi ekstremist sunit Lashkar-e-Jhangvi mori përgjegjësinë për sulmin me bombë në një treg në qytetin e Paraçinar, kryesisht i banuar nga shiitët.

Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan se 261 persona të plagosur janë dërguar në spitalin e Paraçinarit, nga të cilët 62 janë në gjendje kritike.

Një sulmues në qytetin e Karaçit vrau katër persona dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Në sulmin e tretë me auto-bombë 14 vetë u vranë në një ndërtesë të policisë në Quetta, kryeqytetin e provincës Balochistan. Përgjegjësia për sulmin është marrë përsipër nga një fraksion i talebanëve.

Zëdhënësi i ushtrisë Asif Gafur tha se sulmet janë të lidhura me ekstremistët, të cilët dyshohet se strehohen në Afganistanin fqinj, dhe paralajmëroi përforcimin e kontrollit kufitar.

Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif dënoi sulmet që janë kryer në prag të Festës së Bajramit.

Gjithashtu lexo

Momenti i nxjerrjes së trupit të pajetë të fëmijës, që u mbyt në det (Video)

Janë publikuar pamjet e momentit kur është nxjerr nga deti trupi i pajetë i 10-vjeçares …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *