Home / Kryesoret / Përmbytjet, rimëkëmbje e ngadalshme e Porojit

Përmbytjet, rimëkëmbje e ngadalshme e Porojit

“Përderisa pastrimi i rrugës në pjesën e poshtme vazhdon të përparojë nga pak, këtu në pjesën e epërme ura vazhdon të mbetet e njëjtë, për kalim të personave vetëm në këmbë dhe fshati vazhdon të mbetet i bllokuar në pjesën me qytetin. Edhe përkundër premtimeve se Ushtria do vij së shpejti që ta kthej urën si ka qenë, as ushtria nuk është paraqitur deri më tani dhe as komuna ka siguruar materialet për urën e madhe”.

Nga Bashkësia Lokale e Porojit  kërkojnë që sa më shpejtë të dërgohet një ekskavator tek shtrati i lumit, sepse Armata e Maqedonisë, ka kërkuar fillimisht të thellohet shtrati i lumit, e pastaj të fillojnë punët për ndërtimin e urës e cila edhe do kishte zhbllokuar fshatin.

“Duhet të shpejtohet puna sa më shpejtë të bëhet se na premtuan se këto ditë do dërgojnë ekskavator lartë për tu pastruar ajo. Me fushat problemi i njëjtë ende, ende s`mund të arrinë ta pastrojnë që ujit ti jepet drejtimi në shtratin e vet ku duhet të jetë”, u shpreh Ramadan Sulejmani, KBL.

 “Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim sot ka shtuar intensitetin e punës, për momentin kemi 27 kamionë dhe 11 makina të rënda. Rruga siç e shihni edhe vet është gati në përfundim e sipër për de-bllokim, por problem më të madh e kemi shtratin e lumit ku ta drejtojmë”, deklaroi  Arif Arifi,  Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Edhe përkundër premtimeve se pastrimi i rrugës sot mund të përfundojë, megjithatë rruga Tetovë-Jazhinëcë edhe më tej do të mbetet e bllokuar, deri në sanimin e asfaltit.

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *