Home / Lajme / Kronika e zezë / Përplaset edhe një ri me motor, thyen të dy këmbët dhe përfundon me plagë të rënda në Klinikat e Shkupit

Përplaset edhe një ri me motor, thyen të dy këmbët dhe përfundon me plagë të rënda në Klinikat e Shkupit

Në aksidentin që ndodhi këtë pasdite në fshatin Çegran të Gostivarit, është plagosur rëndë motoçiklisti, i cili shpejt me këmbë të thyera është transferuar në klinikat në Shkup.

Sipas SPB-së së Tetovës. sot pasdite rreth 16:30 në rrugën regjionale Gostivar – Çegran ka pasur një përplasje mes “Mercedesit” me targa të Gostivar drejtuar nga U.A. (60) dhe motorit drejtuar nga J.Z. (22) nga Çegrani, përcjell TetovaSot.

Nga përplasja motorosi mori lëndime të shumta, dhe këmbë të thyera.

Pas aksidentit, ai u shtrua në spitalin e Gostivarit, por nga thyerjet e dy këmbëve dhe lëndimet në kokë është dërguar në klinikat e Shkupit.

Si një arsye e mundshme, pas inspektimit thuhet se ka qenë shpejtësia e papërshtatshme./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *