Home / Lajme / Kronika e zezë / Plagoset me thikë një person, përfundon në spital

Plagoset me thikë një person, përfundon në spital

Një person ka përfunduar në spital, pasi u plagos me thikë nga një tjetër. Gjatë mbrëmjes së djeshme u bë ndalimi i 38- vjeçarit Kujtim Ymeri, me banim në fshatin Shën e Premte të Divjakës.

Ai akuzohet se gjatë një konflikti, ka goditur tre herë me thikë 60 vjeçarin N.S., banues në lagjen Nr.2 Divjakë.

Menjëherë pas plagosjes i lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i dëmtuari me të dyshuarin janë konfliktuar në vendin e quajtur “Tregu i fruta perimeve”, ku pas debateve me fjalë për motive që mbeten ende për t’u sqaruar, situata ka degraduar deri në plagosje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Gjithashtu lexo

Shkatërrohet xhamia ku u shpall kalifati – (VIDEO)

Shkatërrimin e xhamisë Grand Al-Nuri të Mosulit dhe minaresë së veçantë të saj, kryeministri irakian …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *