Home / Kryesoret / Plani i Ahmetit dhe Ziadin Selën kundër Zaevit

Plani i Ahmetit dhe Ziadin Selën kundër Zaevit

Zgjedhjet për pushtetin lokal në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor. Sikur asnjëherë më parë partia e kryeministrit Zoran Zaev ka filluar përgatitjet për të garuar edhe në zonat shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.

E nxitur dhe joshur nga numri i madh i votave në zgjedhjet parlamentare, Zaev do të garoj me kandidatë shqiptarë në zonat e banuara me shqiptarë.

Ky skenarë do ta rrezikoj me të madhe Strugën dhe Kërcovën shqiptare.

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muahmed Zeqiri është shprehur i bindur se në zgjedhjet lokale, LSDM do të fitojë përkrahje edhe më të madhe nga votuesit shqiptarë.

“Jam i bindur se në disa komuna që janë me shumicë shqiptare, LSDM do të ketë kryetrët e vetë””, shprehet Zeqiri

Në anën tjetër partitë shqiptare janë duke përgatitur planin për ta parandaluar këtë skenarë.

Agjencia e lajmeve INA mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe LR-PDSH-ja e Ziadin Selës ka gjasa të garojnë së bashku në komunën e Strugës dhe në Kërcovë. Nuk përjashtohet mundësia që kësaj marrëveshje ti bashkohet edhe subjekte tjera shqiptare. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *