Home / Lajme / Botë / Policia e Uashingtonit do të ngrit akuzë kundër 12 truprojave të Erdoganit

Policia e Uashingtonit do të ngrit akuzë kundër 12 truprojave të Erdoganit

Policia në Uashington planifikon të ngrit akuzë kundër 12 personave nga sigurimi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, të cilët morën pjesë në rrahjen gjatë vizitës së Erdoganit në kryeqytetin e SHBA-së muajin e kaluar.

Prefekti i Uashingtonit dhe shefi i policisë do të japin deklaratë për këtë sot në konferencë për media.

Policia amerikane do të ngrit akuza të rënda kundër shtatë personave nga sigurimi i Erdoganit, ndërsa kundër pesë do të ngriten akuza më të lehta.

Sigurimi u kthye në Turqi së bashku me presidentin dhe ata mund të arrestohen nëse sërish hyjnë në SHBA.

Gjatë trazirave policia në Uashington arrestoi dy persona nga sigurimi i Erdoganit, por më vonë i liroi.

Policia e konfirmoi identitetin e 34 prej 42 personave, të cilët morën pjesë në trazirat.

Më 16 maj para rezidencës së ambasadorit rus në SHBA, ku atëherë ishte Erdogani, filluan përleshje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të pushtetit në Ankara. Gjatë përleshjeve u lënduan nëntë njerëz, prej të cilëve dy më rëndë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *