Home / Kryesoret / Policia kontrollon automjetet e transportit publik – (VIDEO)

Policia kontrollon automjetet e transportit publik – (VIDEO)

Sektori për punë të brendshme në Tetovë ndër të tjera, në kontrollet dhe aktivitetet e planifikuara parandaluese edhe këtë vit veçanërisht do të kontrollohen automjetet që kryejnë transport publik , (Autobusë, furgon, kombi furgon) dhe kështu me rradhë me qëllim që në kohë të zbulohen, sanksionohen dhe mënjanohen probleme teknike si dhe mangësi të tjera, e gjithë kjo në funksion të sigurisë më të madhe të udhëtarëve si dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, transmeton Televizioni Koha.

Në aksionin e djeshëm të kontrollit të realizuar në Tetovë nga ora 09.00, deri në orën 14, gjithsejt janë përfshirë 30 autobusë, nga të cilët 16 janë dërguar për të kryer kontrollin teknik. Nga këto 4 prej tyre kanë pasur frena të dëmtuar, 1 prej tyre nuk është paraqitur për kontroll teknik , kështuqë të parët i pret një gjobë prej 400 eurove, ndërsa të dytin 300 euro në kundërvlerë të dënarit, përderisa për pesë vozitës kundërvajtës janë përgaditur fletëpagesa adekuate për gjobë, dhe një kërkesë për fillim të procedurës kundërvajtëse kundër një personi juridik dhe përgjegjës. Në këtë aksion janë zbuluar edhe 14 kundërvajtje të ndryshme, transmeton Televizioni Koha.

Në aksionine Gostivarit, të realizuar gjatë ditës së djeshme, gjithashtu gjithsejt janë kontrolluar 31 automjete, kryesisht autobusë dhe kombi furgon. Tetëmbëdhjetë prej tyre janë dërguar për kontroll teknik, pas çka është tek 6 është konstatuar se kanë pasur frena të dëmtuar, 2 automjete nuk janë paraqitur për kontroll teknik, ndërsa një prej tyre ka qenë në gjendje të pa rregullt teknike. Për të dy palët e kundërvajtësve janë përgaditur fletëpagesa për gjobë, si dhe është inicuar kërkesë për fillim të procedurës kundërvajtëse. Përveç kësaj, janë zbuluar edhe 3 kundërvajtje të tjera, si drejtim të automjetetit pa leje për vozitje dhe me regjistrim të skaduar, me vërejtjen se gjoba për personat juridik është 2000 euro në kundërvlerë të denarit. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *