Home / Kryesoret / Pollozhani: BDI-ja që moti e ka harxhuar kapitalin e luftës

Pollozhani: BDI-ja që moti e ka harxhuar kapitalin e luftës

Në një deklaratë për gazetën Lajm, kryetari i ish të përndjekurve dhe burgosurve politik, njëherit edhe profesor, Shpëtim Pollozhani, thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim mundet t’i bëjë një të mirë UÇK-së, vetëm duke mos e keqpërdorur.

“Kaluan disa vite që BDI-ja jeton duke marrë kredi nga gjaku i dëshmorëve, mirëpo ka ardhur koha që të kthehet ajo kredi bashkë me kamatat e larta. BDI filloi ta kthejë atë kredi që nga zgjedhjet e kaluara parlamentare duke u përgjysmuar. Besoj se në zgjedhjet e ardhshme lokale do te bjerë në nivelin e PDSH-së, duke marrë vetëm dy komuna rurale”, deklaroi Pollozhani për Lajm.

Gjithashtu lexo

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *