Home / Kryesoret / POROJ, QEVERIA PREMTON KTHIMIN E NORMALITETIT – (VIDEO)

POROJ, QEVERIA PREMTON KTHIMIN E NORMALITETIT – (VIDEO)

Për vizitë në komunën e Tetovës dhe në fshatin Poroj të goditur nga vërshimet qëndroi sot delegacioni qeveritar i udhëhequr nga  ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministri i Bujqësisë Lupço Nikolovski, ministri i Drejtësisë Bylent Saliji si dhe ministri për investime të huaja Ramiz Merko.Nga ana e të pranishmëve u raportua se në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhim dhe mbarëvajtje të procesit të vlerësimit të dëmeve në infrastrukturë dhe tokë bujqësore, me ç’rast këto 2 komisione nga dita e sotme janë në terren duke bërë vlerësimet fillestare.

Jam i kënaqur që komisionet i kryen vlerësimet dhe tani i ftojmë bujqit që ti paraqesin dëmet e tyre dhe sipas asaj që na obligon Ligji, banorët duhet të jenë të bindur që do bëjmë çmos për kthimin e jetës në normalitet dhe sipas procedurës të bëhet dëmshpërblimi i të gjithë të dëmtuarve” tha Lupço Nikolovski, transmeton Televizioni Koha.

Ai nënvizoi se sipas të dhënave të para rreth 50 hektarë të mbjellura kryesisht me grurë dhe kultuta të tjera bujqësore janë dëmtuar shumë.

Në mbledhje urgjente të qeverisë me kërkesë së Komunës së Tetovës do të bëhet përcaktimi i lokacionit në të cilin do të transportohen dhe deponohen prurjet e dheut nga vërshimet.Gjithashtu si kërkesë emergjente e banorëve do të parashtrohet ndërtimi sa më i shpejtë i urës së drurit e cila pësoi gjatë vërshimeve.Banorët e fshatit Poroj sot gjatë tërë ditës kanë kërkuar që të intervenohet me makineri në pjesët poshtë fshatit gjegjëissht në disa prona të mbjellura ku edhe është e pamundur qasja në këmbë.Madje ata kërkesat I kanë bërë në sy të të gjithë funksionarëve. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *