Home / Lajme / Maqedoni / Prej sot shtrenjtime të reja të cigareve në Maqedoni

Prej sot shtrenjtime të reja të cigareve në Maqedoni

Një paketë e cigareve të llojit Vest Kompakt prej sot do të shiten për 5 denarë më shtrenjtë se deri tani. Prej sot, për 5 denarë janë shtrenjtuar edhe të gjitha llojet e cigareve Rodeo.

Pronarët e supermarketeve thonë se kanë marrë paralajmërime se gjatë ditës së nesërme pritet valë e shtrenjtimeve edhe të llojeve tjera të cigareve, transmeton Gazeta Lajm.

Ka gjasa që me këtë të mos përfundojnë shtrenjtimit e cigareve. Pas dy javëve, më 1 korrik do të shtrenjtohet për 4 denarë akciza për një kuti cigaresh. Nuk ka informacione nëse prodhuesit do ta rrisin sërish çmimin, ose rritja e akcizës do të kompensohet me shtrenjtimin e sotëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *