Home / Lajme / Maqedoni / Pritet të hyjë në histori Një shqiptar mund të zgjidhet nënkryetar i LSDM-së

Pritet të hyjë në histori Një shqiptar mund të zgjidhet nënkryetar i LSDM-së

Kongresi i 220-të i rregullt i LSDM-së, i cili do të mbahet të shtunën në Shkup, pritet të hyjë në histori, sepse thuhet që Muhamed Zekiri do të zgjidhet si nënkryetar i kësaj partie.

Nëse ndodh, kjo do të ishte hera e parë që një shqiptar bëhet njeriu i dytë i një partie maqedonase, e cila është aktualisht në pushtet. Zekiri është deputet i LSDM-së.

Në këtë kongres pritet që rreth 700 delegatë të votojnë për liderin e partisë. Kandidat i vetëm është kryeministri Zoran Zaev. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë u zgjodh para disa muajsh një Kryetar Kuvendi shqiptar, Talat Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *