Home / Lajme / Rajon / Propozim interesant nga OMO ”Ilinden”-Pirin për një marrëveshje fqinjësie të mirë Maqedoni-Bullgari

Propozim interesant nga OMO ”Ilinden”-Pirin për një marrëveshje fqinjësie të mirë Maqedoni-Bullgari

OMO ”Ilinden”-Pirin mbështet marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, por për një marrëveshje të suksesshme dhe afatgjate propozon që në parimet bazë të përfshihen çështjet e pakicave të bullgarve në Maqedoni dhe maqedonasve në Bullgari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Kjo organizatë konsideron se të drejtat e bashkësive duhet të rregullohen në bazë të normave ndërkombëtare për të drejtat e pakicave, duke përshëndetur mbështetjen që Bullgaria e ofron për Maqedoninë.

Sipas kësaj organizate, festimi i përbashkët i datave historike nuk është ide e keqe, por mohimi i identitetit maqedonas nga Bullgaria nuk do të jetë i vlefshëm për afërimin e të dy vendeve./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *