Home / Lajme / Maqedoni / PSP ka kryer më shumë se dhjetë hetime, vendimet në fund të muajit

PSP ka kryer më shumë se dhjetë hetime, vendimet në fund të muajit

Prokuroria Speciale Publike ka kryer më shumë se dhjetëra hetime dhe pret deri në fund të muajit të sjell vendime prokurorie: Padi ose zbrapsje të procedurës. Siç bën të ditur Makfax nga burime të afërta me PSP-në , pjesa më e madhe e të dyshuarve tani më i kanë pranuar lajmërimet për hetimet e kryera,

 

Përndryshe në hetim janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Ilija Dimovski, Kiril Bozhinovski dhe tjerë, por do të tentohet që gjatë ditës t’u dorëzohen.

Për sot janë të thirrur edhe një pjesë e të dyshuarve në rastin ‘Talir’, për financim të partisë politike OBRM-PDUKM, kurse ata që nuk kanë marrë paralajmërime , do të merren në pyetje ditë e hënë.

Mes hetimeve të kryera janë të gjithë rastet e mëdha, në të cilët PSP ka punuar siç janë: ‘Titanik’, ‘Fortesa’, ‘Trdina’, ‘TNT’, ‘Tortura’, ‘Total’, ‘Tifani’, ‘Trajektorja’ dhe raste tjera.

PSP deri më tani ka sjellur akuza për tri raste: Dhuna në Komunën Qendër, Fortesa 2 si dhe Transporter, ku në dy të parat tani më janë në procedurë gjyqësore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *