Home / Lajme / Maqedoni / PTHP kërkon paraburgim për shkupjanin, i cili ka përpunuar dhe ka shitur dokumente të falsifikuara

PTHP kërkon paraburgim për shkupjanin, i cili ka përpunuar dhe ka shitur dokumente të falsifikuara

 Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata themelore Shkupi 1 Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për shkupjanin, i cili pesë vjet ka përpunuar dokumente të falsifikuara dhe i ka shitur për 1.000 deri në 6.000 denarë, rast të cilin dje kumtoi MPB-ja.

“Pas zbatimit të kallëzimit penal, PTHP Shkup inicioni procedurë kundër një personi për vepra të bëra penale – falsifikim i dokumenteve nga neni 378 dhe Përpunim dhe furnizim i armëve dhe mjeteve dedikuar për kryerjen e veprës penale nga neni 395 nga Kodi Penal”, kumtoi sot PTHP-ja.

I dyshuari pasi kishte furnizuar mjete – pajisje adekuate për të cilat ishte në dijeni se janë dedikuar për të kryer vepër penale me paramendim, ka kryer më shumë veprime të lidhura kohore që paraqesin realizim të shumëfishtë të të njëjtën vepër – Falsifikim i dokumenteve.

“Në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2017 i dyshuari ka përpunuar dokumente të ndryshme publike me përmbajtje të pavërteta edhe atë, letërnjoftime, leje të qarkullimit, dëftesa për përfundimin e shkollës së mesme, vendime gjyqësore, marrëveshje për shitblerje të automjeteve motorike, dokumentacion mjekësor dhe të ngjashme. Dokumentet i ka përpunuar në forma të rreme, si të ishin dhënë dhe verifikuar me vulë dhe nënshkrim nga institucionet shtetërore dhe publike nga shteti. Qëllimi ishte që dokumentet e falsifikuara publike të shfrytëzohen nga ana e shtetasve tanë dhe të huaj, si të vërteta në qarkullimin ligjor në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë saj”, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e PTHP-së.

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka sjell Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore dhe te Gjykata themelore Shkupi 1 Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Nga MPB-ja dje informuan për rastin dhe kumtuan se bëhet fjalë për A.M. (60) nga Shkupi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *