Home / Lajme / Kronika e zezë / Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet i riu

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet i riu

Një djalë i ri ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri tip pistoletë në makinë.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Noel Osmani, 20 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Daullas, në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targa të një mjeti tjetër, iu gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta”, të cilën e mbante pa leje si edhe një krehër me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *