Home / Shëndeti / Qershitë e Zeza – Vlerat e Përkryera për Shëndetin

Qershitë e Zeza – Vlerat e Përkryera për Shëndetin

Qershitë e zeza janë varieteti më popullor i qershive të ëmbla që prodhon Shqipëria. Qershia e zezë (prunus serotina rosaceae) është pjesë e familjes botanike të trëndafilit. Ngjyra e kësaj qershie është karakteristike, e thellë dhe i përafrohet të zezës. Qershitë e tjera të zeza i përkasin varieteteve të ndryshme që rriten në mbarë botën siç janë Sam, Schmidt, Ulster, Vista, Black Republican dhe Black Tartarian. Shkencëtarët e Harvardit rekomandojnë konsumimin e jo më pak 12 qershive të zeza në ditë gjatë sezonit. Këto kokrra të shijshme kanë pak kalori, por të pasura me fibër, vitaminë C, minerale dhe melatoninë. Vetitë dhe të Veçantat

Një racion me qershi të ëmbla të zeza ofron 62 kalori, 0 kolesterol dhe sasi të pakonsiderueshme të yndyrnave. Konsumimi i qershive të zeza madje mban në fre yndyrnat dhe kolesterolin, shkaktare të sëmundjeve kardiovaskulare. Antioksidantët dhe flavonoidët tek qershitë e zeza ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së Alzhaimerit, por edhe sëmundje të tjera, që prekin trurin apo shkaktojnë sklerozën me kalimin e moshës. Një studim i publikuar në Janar të 2016 në Journal of Nutrition thotë se nëse konsumoni rreth 40 qershi të zeza në ditë, do të pakësoni simptomat e artritit, sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe ulni tensionin e gjakut. Studimi tregoi se qershitë e zeza ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe shmangin sëmundjet inflamatore. Qershitë munden të parandalojnë pagjumësinë falë melatoninës që normalizon rrahjet e zemrës dhe kontrollon ciklet e gjumit. Qershitë e zeza janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe antioksidantëve që janë thelbësorë kundër inflamacionit. Ato i japin mbështetje veshkave, kyçeve dhe stomakut, madje përmirësojnë gjumin. Qershitë e zeza përmbajnë polifenolë, që janë përbërës organikë me të njëjtat vlera si të antioksidantëve. Një studim i publikuar në Revistën e Bujqësisë dhe Kimisë Ushqimore nxorri në pah fuqinë e antioksidantëve të frutave si qershia e zezë, shega, boronica e kuqe, boronica dhe lëngu i rrushit për uljen e kolesterolit. Lëngu i qershisë së zezë renditet në listën e katër lëngjeve më të mira, për sa i përket kapacitetit të antioksidantëve. Inflamacioni i kyçeve shkaktohet nga akumulimi i kristaleve të acidit urik që prek si meshkujt ashtu edhe femrat. Pirja e 250-450 mililitra lëng qershie të zezë në ditë është një nga trajtimet e rekomanduara për këto sëmundje. Dy javë pas konsumimit të rregullt të lëngut të qershisë së zezë, nivelet e akumulimit të kristaleve të acidit urik ulen ndjeshëm, sipas Qendrës Mjekësore Universitare Maryland. Qershitë e zeza përmbajnë serotoninë që ndihmon me gjumin. Një studim i vitit 2010 tregoi se qershitë e zeza kanë një ndikim të fortë në gjumin dhe kohëzgjatjen e tij./AgroWeb.org

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *