Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria i imponoi ELEM-it ta anulojë tenderin për pajisje të minierave

Qeveria i imponoi ELEM-it ta anulojë tenderin për pajisje të minierave

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme vendosi t’i imponojë Bordit mbikëqyrës të ELEM-it ta anulojë vendimin për shpalljen e furnizimit publik për pajisje për gërmimin e zgjyrës në vlerë prej 34 milionë euro dhe për këtë të njoftohet.

Në kumtesën e Qeverisë theksohet se ky vendim është sjell duke e pas parasysh se ekzistojnë dyshime edhe për keqpërdorime gjatë shpalljes së tenderit nga ana e ELEM-it.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do të mbështesë sigurimin e mekanizmit personal të ELEM-it, në vend të shfrytëzimit shumëvjeçar nga firmat e jashtme për çka janë shpenzuar shuma të mëdha të parave të qytetarëve, por për rastin konkret ka indikacione serioze për lëshime të tenderit dhe favorizim të firmave për çka është ndërmarrë ky hap”, qëndron në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *