Home / Kryesoret / Qeveria nis procedurë për shkarkimin e prokurorit publik republikan Marko Zvërlevski

Qeveria nis procedurë për shkarkimin e prokurorit publik republikan Marko Zvërlevski

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme vendosi që të nis procedurë për shkarkimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë Marko Zvërlevski, njoftoi shërbimi qeveritar për informim.

Qeveria ka sjell vendim që propozimin për shkarkimin prokurorit publik republikan për shkak ushtrimit të kundërligjshëm dhe jo në kohë të funksionit, në pajtim me dispozitat ligjore, ta dorëzojë deri te Këshilli i prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë dhe të kërkojë mendim.

Në seancën e sotme qeveritare është shkarkuar drejtori i deritanishëm i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Republikës së Maqedonisë, Vase Donevski. Drejtor i ri i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë të Republikës së Maqedonisë është emëruar Pece Mirçevski.

Në seancën e Qeverisë janë shqyrtuar informacionet fillestare për pasojat nga moti i ligë në Tetovë, për shkak daljes nga shtrati të lumit të Porojit dhe janë angazhuar më shume ministri kompetente për formim të shpejtë të komisionit i cili do të del në terren për konfirmim të shpejtë të dëmeve të shkaktuara.  Njëkohësisht është dhënë detyrë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministrisë së Mjedisit të Jetësor të përpilojnë informacione më të hollësishme për gjendjen në terren rreth lumit të Porojit, me qëllim të zgjidhjes së përhershme të problemit për banorët nga ky rajon.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *