Home / Kryesoret / Qeveria nuk heq dorë nga reformat në politikat tatimore në Maqedoni

Qeveria nuk heq dorë nga reformat në politikat tatimore në Maqedoni

Reforma tatimore në Maqedoni duhet patjetër të ketë, më të pasurit të paguajnë më shumë. Kështu mendojnë ekspertët e kësaj fushe.

Sipas Tv Telma, Qeveria e re nuk ka ndërmend të heq dorë nga taksa progresive te personi, me vendosjen e normës së dytë tatimore prej 18% që do të vlente për ata me rroga më të larta se 1000 euro.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, thotë se tashmë është krijuar një grup pune prej disa ekspertëve të tatimeve, që i shqyrtojnë modelet e mundshme të ndryshimit të politikave tatimore, por që nuk duhet të fillojnë me punë para vitit që vjen.

Mirëpo, OBRM-PDUKM-ja i kritikon synimet e Qeverisë për reforma tatimore, duke thënë se një gjë e tillë do t’i përzë investuesit e jashtëm dhe do të ndikojë ne xhepin e qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *