Home / Kryesoret / Qeveria sot shkarkon Çavkovin

Qeveria sot shkarkon Çavkovin

Qeveria e re e Maqedonisë sot në mesditë ka filluar seancën e parë. Merret vesh se ndër pikat e para të kësaj mbledhje do të jetë shkarkimi i drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSB), Mitko Çavkov, për shkak të lëshimeve të bëra më 27 prill,

Pikat prioritare, janë të lidhura me fillimin e qeverisjes, ndarjen e resoreve dhe portfolin e ministrave pa resorë. Vendosja e zv/ministrat e Qeverisë, zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm, shef i kabinetit, vendosjen e komisioneve ekzistuese dhe atyre që janë komisione Ad Hoc në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, që të mund ti vendosim konturat fillestare të vetë Qeverisë”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se do të dëshironte që sot të ketë takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Unë do të doja që prej sot të kem takim, pas kësaj ngjarje do ta kontaktoj në telefon që të mund të vazhdojmë të merremi vesh edhe për aspektet tjera të vendosjes së konturave të Qeverisë, siç janë zëvendësit , postet e drejtorëve në ndërmarrjet publike, agjencione dhe të ngjashme dhe ndarjen e asaj që donë të thotë vendosje ekspertësh në organet qeveritare”, ka shtuar Zaev

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *