Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria vendosi që të fillojë procedura për sanimin e dëmeve nga vërshimet në Poroj të Tetovës

Qeveria vendosi që të fillojë procedura për sanimin e dëmeve nga vërshimet në Poroj të Tetovës

Qeveria e Maqedonisë sonte mbajti seancën e tretë me radhë, në të cilën u sollën vemdime për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në rajonin e Tetovë para dy ditëve,

 

Në seancën e sontme janë formuar komisione nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjes, i cili në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Komunën e Tetovës në ditët e ardhshme do të konstatojnë gjendjen në terren.

Qeveria gjithashtu ka vendosur që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim së bashku me Komunën e Tetovës menjëherë të fillojnë me pastrimin e rrugës së bllokuar.

Në kumtesën e Qeverisë thuhet se, është angazhuar Ministria e Bujqësisë që të fillojë procedurën për pranimin e kërkesave të bujqive për dëmshpërblim të të mbjellurave, të cilat janë shkatërruar nga vërshimet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *