Home / Kryesoret / Rasti “Monstra”, sot para Gjykatës Supreme

Rasti “Monstra”, sot para Gjykatës Supreme

Gjykata Supreme për sot ka caktuar seancën të hapur ku duhet të rishikohen ankesat e gjashtë të burgosurve për rastin ”Monstra” të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm. Gjykata në seancën e kaluar kërkoi fakte dhe argumente nga Prokuroria Speciale Publike të cilët thanë se kanë fakte dhe argumente për këtë rast.

Kjo seancë vjen pasi mbrojtja ka dorëzuar ankesat me dyshime se drejtësia nuk ka shkuar në vend për gjashtë të dënuarit me burg të përjetshëm dhe besojnë se fajtorët nuk janë këto gjashtë personat dhe se mbahen në burg pa faj.

Për masakrën tek Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë paralajmëroi se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por megjithatë ai nuk publikoi biseda të përgjuara për vrasjen makabre të katër djelmoshave nga Radishani dhe peshkatarit nga Cresheva.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *