Home / Lajme / Maqedoni / Raufi: Nuk kam shpresë se do të ketë drejtësi për Grupin e Kumanovës, nevojitet hetim ndërkombëtar

Raufi: Nuk kam shpresë se do të ketë drejtësi për Grupin e Kumanovës, nevojitet hetim ndërkombëtar

Avokatët mbrojtës thonë se kanë humbur shpresat se nga ky trup gjykues mund të ketë drejtësi për rastin Lagja e Trimave. Avokati Naser Raufi shprehet kategorik për Gazetën Lajm, se vetëm një hetim ndërkombëtarë mund ta zbardhe këtë rast. “Ne avokatët tash jemi pesimistë pasi që u pranuan prova që nuk kanë lidhje me lëndën , ndërsa paramendoni nuk u pranuan edhe provat për të bërë analizë nga mjekët neuropsikiatër me arsyetimin e trupit gjykues se nuk janë të rëndësishme”,  deklaroi Raufi.

Ditë më parë gjykatësja pranoi provat plotësuese të Prokurorisë themelore, ndërsa refuzoi pothuajse të gjitha provat e mbrojtjes. Kjo shtyu të akuzuarit të kërkojnë ndryshimin e trupit gjykues. Për rastin e Kumanovës akuzohen 37 presona për terrorizëm, si pasojë e luftimeve mes grupit të armatosur dhe policisë më 9 dhe 10 maj të 2015 në Lagjen e Trimave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *