Home / Lajme / Maqedoni / RDK në terren, formon degë të reja

RDK në terren, formon degë të reja

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi po zhvillon aktivitete intensive në bazë, duke ftuar që anëtarësia e braktisur ti bashkohet dhe të formohen degët e reja, që nga ndarja e grupit të udhëhequr nga Fadil Zendeli.

Ai ka nisur me këtë hap duke formuar disa degë me kryesi të re, e së fundi edhe degën në Kumanovë, ku formoi kryesinë e re. Po ashtu hapi i ardshëm është dega e komunës së Likovës. Përkrahë Memedit tani janë bashkuar edhe disa ish-anëtarë të kësaj partie që kohë më parë ishin me grupin e Zendelit. Këtë e ka theksuar Memedi, duke shtuar se ai edhe zyrtarisht është kryetar i RDK. (INA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *