Home / Lajme / Maqedoni / Rebalanc veror dhe rritje të pagës minimale do të ketë, paralajmërojnë nga Qeveria

Rebalanc veror dhe rritje të pagës minimale do të ketë, paralajmërojnë nga Qeveria

Rebalanci i Buxhetit ka të ngjarë që të propozohet muajin e ardhshëm, thonë nga Ministria e Financave. Ata thonë se do të sigurohen paratë për të rritur pagën minimale.

Ministria e financave po punon në mënyrë intenzive për reballancin e buxhetit, i cili do të propozohet deri në fund të muajit të ardhshëm, thonë burime nga kjo ministri. Këto burime njoftojnë se në buxhet do të parashihen mjete për rritjen e pagës minimale në 12 mijë denarë, që ishte edhe premtim parazgjedhor i LSDM-së.

Ditët e fundit ka pasur konsultime me ministra dhe janë bërë llogaritje rreth ku dhe sa mund të ketë shkurtime dhe ku duhet që të plotësohen mjetet. Nga Ministria e Financave paralajmërojnë se do të ketë shkurtime në harxhimet joproduktive, por edhe hapsira për shkurtime është shumë e vogël dhe se ndryshimet do të jenë me shumë në mënyrën e harxhimit se sa nga shuma.

Disa ministri janë ankuar tashmë se buxhetet e tyre para ndryshimit të pushtetit janë konsumuar mbi 60 për qind vetëm në pesë muajt e parë të vitit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në katër muajt e parë, përkatësisht në në katër muajt e parë[ të vitit janë grumbulluar vetëm 31 përqind nga të hzrat e planifikuara dhe se janë harxhuar më pak se 30 përqind të mjeteve të planifikuara deri në fund të vitit. Për shkak të kufizimeve që kishte qeveria teknike pas zgjedhjeve dhe deficitit buxhetor të ulët në krahasim me atë të planifikuarin, përkatësisht në katër muajt e parë të këtij viti është plotësuar vetëm  një të pestën e hendekut  të planifikuar buxhetor, që është rreth 58 milionë euro nga  300 milion euro të planifikuara. Me reballancin nuk do të ketë ulje të deficitit, thonë nga ministria.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *