Home / Lajme / Maqedoni / ridhjetë e nëntë deputetë nga përbërja e kaluar kanë kërkuar apanazh

ridhjetë e nëntë deputetë nga përbërja e kaluar kanë kërkuar apanazh

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do t’i shqyrtojë 39 kërkesat e dorëzuara për realizimin e të drejtës së pagës pas ndërprerjes së funksionit deputet.

Sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për pagë dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvend dhe personave tjerë të përzgjedhur dhe të emëruar dhe ndryshimet e Ligjit për deputetët nga korriku i vitit 2014, deputetët dhe funksionarët tjerë nuk do të mund të shfrytëzojnë apanazh një vit ashtu si paraprakisht, por sipas kohëzgjatjes së mandatit.

Ligji për pagë dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvend dhe persona tjerë të përzgjedhur dhe të emëruar parashikon që një deputet të mund të realizojë pagë edhe pas ndërprerjes së mandatit deri në një vit edhe atë tre muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur deri në gjashtë muaj , gjatë muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur prej gjashtë muaj e një ditë deri në një vit, nëntë muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur deri në 12 muaj e një ditë deri në 24 muaj dhe 12 muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur 24 muaj e një ditë dhe më shumë.

Gjithashtu, me ligjin parashikohet që një deputet të mund të realizojë pagë një kohë më të gjatë edhe se një vit dhe më së shumti edhe gjatë muaj, nëse në atë kohë ka të drejtë për pension të moshës.

Gjatë realizimit të kësaj të drejte, deputeti nuk ka të drejtë në të ardhura tjera personale dhe kompensime të shpenzimeve. E drejta e apanazhit mund të ndërpritet nëse ish-deputeti merr të drejtë të pensionit, kur ai do të kërkojë, kur do të punësohet dhe do të zgjidhet ose emërohet në një funksion tjetër në bazë të së cilës realizon pagë.

Kjo e drejtë mund të ndërpritet nëse personat janë të dënuar për vepra penale kundër shtetit ose për vepra penale të bëra nga lakmia.

Apanazhi është në vlerë të pagës së deputetëve dhe e paguan Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Ish-deputetët do të kenë të drejtë dhe kompensim edhe gjatë pushimit vjetor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *