Home / Lajme / Maqedoni / Ristoska: Tentohet zhagitja e procedurave për lëndën ”Trust” (Video)

Ristoska: Tentohet zhagitja e procedurave për lëndën ”Trust” (Video)

Alsat-M bën të ditur se biznesmeni Sead Koçan dhe avokati i tij, Nikolla Dodevski kanë kërkuar nga Specialja që provat për rastin “Trust” t’i shqyrtojnë deri në Vitin e Ri,

 

Pala mbrojtëse dëshmitë i ka marrë në formë elektronike, por se procesin qëllimisht e kanë zvarritur, akuzojnë nga Specialja. Prokurorja Lençe Ristovska theksoi se dispozitat e ligjit për procedurë penale tregojnë se i dyshuari patjetër duhet fillimisht të merret në pyetje para përfundimit të hetimit.

Ajo pohon se pikërisht përmes shqyrtimit të provave, Koçan dhe Dodevski kanë abuzuar me autorizimet në proces dhe kanë zvarritur që të kalojë 30 qershori. Kjo është data pas të cilës PSP-ja nuk do të mund të ngritë aktakuza. Dispozitat e ligjit për procedurë penale nuk e kufizojnë se sa herë i dyshuari mund të kërkojë shqyrtim në provat ndaj tij.

”Është e qartë se në këtë rast pala mbrojtëse po e zvarritë procedurën penale dhe e zvarritë momentin e marrjes në pyetje të personave të dyshuar para prokurorit publik që të pamundësojë në suazat e afateve ligjore të merren vendime nga prokuroria publike, pa prejudikuar për epilogun. Shqyrtimi është e drejtë e të dyshuarit dhe palës mbrojtëse, por nga ana tjetër janë edhe obligimet e prokurorit publik” – deklaroi Lençe Ristovska, PSP.

Pronari i kompanisë “Transmet” një ditë më parë për herë të dytë ishte në Prokurorinë Speciale ku kërkoi kohë shtesë për t’i shqyrtuar provat. Koçan është i dyshuari i parë në rastin “Trust”. Prokuroria Speciale shpreh dyshime se ai me dokumente të falsifikuara ka marrë tender nga shteti në vlerë prej mbi 17 milion euro. Koçan më shumë se dy muaj ishte në arrati pasi gjykatat më të ulëta i shqiptuan masën e paraburgimit.

Ai më pas u kthye gjoja nga udhëtimi zyrtar pasi Gjykata Supreme në krye me Jovo Vangellovskin e shfuqizoi paraburgimin. Gjykata ngriu pronën dhe llogaritë e “Transmetit”, ndërsa Sead Koçan mbeti në liri me garanci prej afër 1 milion euro./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *