Home / Kryesoret / Rrëfimi i të riut nga Kosova: Udhëtimi im drejt Sirisë

Rrëfimi i të riut nga Kosova: Udhëtimi im drejt Sirisë

Besnik Ukshini nuk e pranoi fajësinë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Besnik Ukshini, i akuzuari për vepra që lidhen me terrorizmin e deklaroi pafajësinë, por prokurori tregoi se si shkoi Ukshini deri në Siri. Gjatë leximit të aktakuzës, prokurori i Prokurorisë Speciale Agron Bajrami tha se i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist nga Kosova udhëtoi drejt Shqipërisë për të shkuar më pas në Turqi.

“Së bashku me Basri Sylejmanin kanë kaluar pikën kufitare në Vërmicë me datën 11.07.2014, kanë udhëtuar përmes aeroportit ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë në linjën ajrore Tiranë-Stamboll ku prej Stambollit më pas kanë vazhduar me linjën ajrore Stamboll- Gaziantep për të shkuar me kombibus drejt kufirit sirian”, tha prokurori Agron Bajrami.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *