Home / Lajme / Botë / Rrezik i madh në Londër, 600 kulla të larta me veshje si “Grenfell”

Rrezik i madh në Londër, 600 kulla të larta me veshje si “Grenfell”

Mijëra njerëz mund të evakuohen nga shtëpitë e tyre në Londër, pasi u zbulua se 600 kulla të larta janë mbështjellë me veshjen e rrezikshme “mbrojtëse” si kulla “Grenfell”, dhe të paktën shtatë blloqe tashmë janë identifikuar si “të djegshme”.

londer

Pas tragjedisë së “Grenfell”, ku humbën jetën më shumë se 70 veta për shkak të flakëve që u shkaktuan nga shpërthimi i një frigoriferi të prishur në katin e katërt dhe u përhapën me shpejtësi deri në katin e 27-të brenda 15 minutave, besohet për shkak të llojit të materialit me të cilin ishte veshur ndërtesa kundra shiut rreth një vit më parë, kryeministrja britanike Theresa May ka deklaruar se askush nuk do të detyrohet të jetojë në blloqe të rrezikshme. Ajo tha se 100 ndërtesa të larta do të inspektohen në ditë për të vlerësuar rrezikshmërinë e veshjes së jashtme.

Panelet e aluminit të “Grenfell Tower” kishin një bazë plastike të ndezshme, të cilën ekspertët e cilësuan si fajtore për përshpejtimin e zjarrit që vrau 79 njerëz javën e kaluar. Të paktën shtatë kulla të tjera nëpër katër këshilla lokale kanë veshje të tillë të djegshme dhe 600 kulla të larta kanë panele të ngjashme, sipas kryeministrisë britanike. Këshilli i Camden ka filluar të heqë veshjen nga pesë kulla 23-katëshe në “Chalcot Estate” për shkak të frikës se ato janë potencialisht të rrezikshme.

Por banorët në 721 banesat nuk do të evakuohen sepse roja për zjarret do të vendosen atje 24 orë në ditë për të siguruar banorët se do të kenë ndihmën në kohë në rast zjarri. Ndërsa këshilli i veriut të Londrës duket se do të hedhë në gjyq kontraktorin “Rydon”, i cili ka kryer punimet e “Grenfell”, me pretendimin se panelet me të cilat ishin pajisur nuk ishin në standardin e atyre që kishin porositur.

Tri blloqe të tjera me kulla të larta në Devon ishin mbuluar me të njëjtin material të djegshëm si kulla “Grenfell” në Londër. Banorët e ndërtesave 16-katëshe do t’i kenë tashmë banesat të monitoruara çdo ditë nga ekipet e sigurisë. Të gjithë këshillat lokalë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë urdhëruar që të ofrojnë kampionë apo mostra nga veshja e përdorur në ndërtesat e territoreve të tyre.

Gjithashtu është spekuluar se nëse një shtresë mbrojtjeje nga shiu ishte shtuar në ndërtesë, mund të ishte krijuar një zgavër e vogël, e cila mund të ketë vepruar si tunel i erës dhe ka përshpejtuar përhapjen e flakëve.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *