Home / Kryesoret / Rrezik nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve përmbytëse në Maqedoni

Rrezik nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve përmbytëse në Maqedoni

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë pasdite paralajmëroi se për shkak të paralajmërimeve për reshje lokale përmbytëse dhe bubullima është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut. Rekomandohet lëvizje e kujdesshme pranë vendeve të thata ku janë të mundura prurjet e shpejta të ujit.

“Sidomos duhet të kihet kujdes në lokalitete ku rrjedhjet e ujit dhe vendet e thata janë të shkëputura nga rrugët dhe vendkalimet e ndryshme dhe ku ka çfarëdo qoftë ngushtime të rrjedhjeve të ujit”, thuhet në kumtesën e DPHM.

Nga atje theksojnë se në kushte të jostabilitetit dhe reshjeve intensive lokale të shiut është e mundur të jenë në goditje vendet e thata dhe rrjedhjet e ujit me sipërfaqe të vogla, te të cilat formohet shpejtë rrjedhja e ujit.

Sipas paralajmërimeve, në orët e mbrëmjes pritet mot i ndryshueshëm i vranët, ndërsa vende-vende do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima.

Lokalisht pritet që proceset të jenë më intensive në formë të motit të keq, me reshje intensive vërshuese, zbrazje elektrike, erë e përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshërit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *