Home / Lajme / Kronika e zezë / Rrihen gratë e PS dhe LSI

Rrihen gratë e PS dhe LSI

Shefja e financës në këtë poliklinikë, një grua 55-vjeçare, është dhunuar fizikisht nga shefja e personelit dhe shkak është bërë angazhimi i tyre politik në dy forca të ndryshme.

Sipas të dhënave, Kristina Stoja me detyre shefe finance e angazhuar me LSI është sulmuar në ambjentet e poliklinikës nga shefja e personelit, Dorina Tallo 32 vjeç.

Autorja, mbështetëse e PS e ka kërcënuar 55-vjeçaren me largim nga puna nëse ajo nuk votonte PS, ndërsa e ka dhunuar fizikisht duke i shkaktuar shenja në fytyrë dhe i ka thyer syzet optike.

Mësohet se gjithçka ka nisur në zyrën e shefes së financës, ku autorja ka shkuar dhe ka nisur të grindet e t’i bëjë presion të dëmtuarës.

Edhe pse 55-vjeçarja është përpjekur ta shmangë sherrin dhe ka lënë institucionin për të shkuar në bankë, ajo është ndjekur nga 32-vjeçarja dhe nëna e saj.

Sipas kallëzimit të bërë nga Stoja, nënë e bijë e kanë ndjekur gjatë rrugës për në Poliklinikë duke bërtitur me fyerje e sharje dhe sapo ka hyrë tek shkallët Tallo ka nisur ta godasë fizikisht duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë, thyerje të syzeve optike dhe dëmtime të tjera.

Menjëherë 55-vjeçarja ka denoncuar në polici rastin dhe uniformat blu kanë nisur procesimin penal në gjendje të lirë ndaj 32 vjeçares. /TopChannel/

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *