Home / Lajme / Maqedoni / Rrufeja goditi shtëpinë në Tanushë. Familja mbetet në qiell të hapur (VIDEO)

Rrufeja goditi shtëpinë në Tanushë. Familja mbetet në qiell të hapur (VIDEO)

Gjithçka që pati në dy dhoma u bë shkrumb e hi. Rrufeja ka goditur shtëpinë e familjes Sejdiu nga Tanusha për ta djegur atë dhe për të lënë familjarët pa kulm mbi kokë . Kryefamiljarja tregon momentet kur rrufeja u shkarkua mbi pullazin e shtëpisë së tyre.

“Një herë rrufeja e goditi në pullaz dhe pastaj goditi edhe për se dyti here dhe pastaj mendova se mbaroi me aq, por kur u futa brenda pastaj rrufeja goditi përsëri shtëpinë dhe më hodhi për muri, un e kapa djalin dhe u mbështeta, dhe u thash fëmijëve, të largohemi sa më shpejtë sepse do të na shembet shtëpia. Shtëpinë e kaploi zjarri un së pari mora tre fëmijët dhe I nxora jashtë, pastaj u ktheva edhe pas 2 fëmijëve të tjerë, njëri fëmijë është operuar 2 herë, tani duhet të operohet për së treti. Por djali i madh nuk ishte askund në tym , kamë bërtitur ku je nëna ku je shumë herë nuk e gjeja ai brohoritke më pas dola jashtë edhe theva dritaret edhe hyra e nxjerra djalin edhe gjithë shtëpia u djeg”, tha Alie Sejdiu.

Të rrezikuar nga flakët e zjarrit ishin edhe fëmijët.

“Në ato momente kemi qar me motrën, shumë herë jemi alivanosur nga frika, sepse vëllait i kemi ndihmuar sepse ai ishte brenda. Këto ngjarje kurë në jetën time nuk do ti harroj”.

“Kemi bërtit nga frika se kur në jetë nuk kemi par flak nga zjarri. Tash nuk po mundemi me fjetur prej asaj nate”, shprehen fëmijët.

Zjarri ju mori gjithçka që patën, por edhe i la tre fëmijët e familjes Sejdiu në qiell të hapur.

“Unë kur u pashë shtëpinë duke u djegur mendova se 3 fëmijë janë të vdekur e të tjetër janë gjallë sepse unë kam 7 fëmijë. Trupi më është dridhur shumë kur e pashë shtëpinë ashtu edhe gati tri ditë rresht flokt më kanë mbetur përpjetë më duket vetja se kam thera mbi kokë”, tha Samet Sejdiu.

Dhjetë anëtarët e familjes Sejdiu po banojnë tek fqinjët, duke shpresuar se do të ketë njerëz human si fqinjët e tyre, që do tiu ndihmojnë që të kenë përsëri një kulm mbi kokë. Kryefamiljari shpreson se përveç tek qytetarët, nuk do të hasë në vesh të shurdhër as tek institucionet.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *