Home / Kryesoret / Rruga Tetovë–Jazhincë ende e pakalueshme – (VIDEO)

Rruga Tetovë–Jazhincë ende e pakalueshme – (VIDEO)

Qeveria në seancën e mbrëmshme ka marrë vendim që të intervenihet me makineri shtesë në pastrimin e rërës, baltës dhe mbetjeve nga fshati vërshimi i Lumit të fshatit Poroj. Këtë e ka deklaruar Arif Ameti, drejtor i njësisë rajonale të qendrës për menaxhim me kriza në Tetovë. Pas këtij vendimi i tërë kapaciteti i kësaj qendre është foksuar në fshatin Poroj.

“Për momentin drejtori për mbrojte dhe shpëtim bazë vendimit të qeverisë ka të angazhuar 22 kamionë dhe dhjetë makineri të rëndë. Punojmë në tre pika kryesore një pikë e kemi këtu në pjesën rrugore Tetovë Jazhincë, pjesa tjetër tek ura atje vetëm më kemi sanuar dëmet , dhe e treta tek fusha. Ka shumë baltë dhe nuk mund të veprohet me një herë” tha Arif Arifi drejtor i qeëndrës për menaxhim me kriza në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas tij, për sanimin e tërë kësaj situate duhet rreth 30 ditë , ndërsa shpresojnë se shumë shpejt do të debllokohet rruga Tetovë-Jazhincë.Përndryshe prej ditës së sotme është duke u punuar më seriozisht ndërsa problem ka qenë mos gjetja e lokacionit se ku do të dërgohet materiali I pastruar. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *