Home / Lajme / Maqedoni / Scherbak: Rusia është mike e vjetër dhe e dëshmuar e Maqedonisë

Scherbak: Rusia është mike e vjetër dhe e dëshmuar e Maqedonisë

Ambasadori i Rusisë në Shkup, Oleg Scherbak, ka deklaruar se Rusia është mike e vjetër dhe e dëshmuar e Maqedonisë, duke e konsideruar si partner të barabartë,

 

Sipas tij, Rusia e ka respektuar mendimin e Maqedonisë dhe sinqerisht është e interesuar për stabilitetin dhe përparimin e saj, duke konfirmuar se Rusia është e hapur për ta thelluar bashkëpunimin në të gjitha sferat, pa marrë parasysh se kush është në pushtet.

Scherbak thekson se një qasje e këtillë u përgjigjet interesave të Rusië, Maqedonisë dhe rajonit. Kjo deklaratë u bë me rastin e organizimit të Ditës së Rusië, ku të ftuar ishin përfaqësues qeveritar, diplomatë, afaristë, si edhe përfaqësues të bashkësisë ruse në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *