Home / Lajme / Botë / Sekretari amerikan i Shtetit: problematike vënia në listë të zezë e Vëllazërisë Muslimane

Sekretari amerikan i Shtetit: problematike vënia në listë të zezë e Vëllazërisë Muslimane

Rex Tillerson ka deklaruar se ishte problematike vendosja e një organizate të tërë në një listë terrori, duke iu referuar Vëllazërisë Muslimane.

Sekretari amerikan i Shtetit ka dëshmuar para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, ku ka nënvizuar se, “Ka elementë të Vëllazërisë Muslimane që janë bërë pjesë e qeverive. Këta elementë kanë bërë kështu duke denoncuar dhunën dhe terrorizmin. Prandaj, në emërtimin e Vëllazërisë në tërësinë e saj si një organizatë terroriste… Mendoj se mund t’i vlerësoni kompleksitetet që kjo sjell në marrëdhëniet tona me [qeveritë në rajon].”

Qëndrimi i Tillerson-it bëhet i njohur mes krizës së Gjirit, me Katarin të akuzuar, mes të tjerash, për mbështetje të Vëllazërisë Muslimane.

Për sekretarin amerikan të Shtetit, siç raporton Al Jazeera, një klasifikim i tillë, si një grup terrori, i Vëllazërisë Muslimane, sjell komplikimin për sigurinë dhe politikën e Lindjes së Mesme.

Vëllazëria Muslimane është grupi më i vjetër politik islamist në botën arabe, nënvizon Al Jazeera. E ndaluar zyrtarisht në disa vende, degët e saj luajnë një rol të rëndësishëm në politikën e brendshme në shumë vende të tjera.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *